Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, tha se kjo nuk po bëhet “kot” dhe se pas kësaj fshihej një qëllim, njoftoi agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.
Vendet anëtare të NATO-s kanë intensifikuar aktivitetet e tyre ushtarake pranë kufijve të Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe kanë dërguar forca e armë shtesë në kufirin e republikës, tha sot presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
“Siç deklaroi ministri rus i Mbrojtjes (Sergei Soygu), dhjetëra avionë po fluturojnë pranë kufijve rusë dhe po ushtrojnë bombardime. Ata po demonstrojnë kryerjen e një sulmi bërthamor ndaj Rusisë. Gjithashtu, rrugët po ndërtohen edhe në territoret fqinje dhe ushtria është shumë e vetëdijshme për të gjitha këto në një kohë kur po zhvillohen stërvitje masive në të njëjtën kohë me transferimin e trupave shtesë që numërojnë dhjetëra mijëra njerëz në kufirin tonë “, tha Lukashenko.
“Minsk nuk do të qëndrojë mënjanë”
Perëndimi duhet ta kuptoj se nëse fillon një konflikt në kufirin rus, Minsku nuk do të qëndrojë mënjanë, tha sot presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, në takimin e Ministrisë së Mbrojtjes për sigurinë ushtarake.
Siç raportoi Belta, Lukashenko, tha se ata e dinë shumë mire se Bjellorusia nuk do të qëndrojë mënjanë nëse ata fillojnë një luftë përsëri në Donbas ose diku tjetër në kufirin me Rusinë.
“Dhe është e qartë se anën e kujt do të mbajë Bjellorusia. Ata e kanë të ditur këtë, prandaj filluan të forcojnë kufirin e tyre verior, kufirin ukrainas-bjellorusi. Edhe pse nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë për momentin,” vuri në dukje Lukashenko, TAS S raportoi.sh.o./Kosova Post/