Klubi i Karatesë “E&E Wazari” nga Istogu ka rrëmbyer 14 medalje në turneun mbarëkombëtar “Kupa e Pavarësisë” në Vlorë të Shqipërisë, ku ky klub po përfaqësohet nga 16 atletë.
“Falënderojmë kryetaren e klubit tonë, Gentiana Gashi Pepaj, që gjithmonë na gjendet pran gjithë garuesve”, thuhet në njoftimin e klubit me kryetrajner Leutrim Pepaj.