Politikanët kosovarë nuk mund, nuk duhet dhe nuk guxojnë të caktojnë afate për liberalizimin e vizave pasi kjo varet nga ndërkombëtarët, por ata duhet të këmbëngulin në kërkesë për standarde që i kanë pasur shtetet e rajonit dhe të mos pranojnë kushtet që nuk kërkohen nga ata.

Kështu thuhet në një reagim për media nga KMDLNJ lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë.

KMDLNJ konsideron se liberalizimi i vizave nuk mund t’i zgjidhë problemet e varfërisë, papunësisë së madhe, pasigurisë politike si pasojë e ndërhyrjes flagrante të Serbisë por, e drejta e lëvizjes së lirë duhet të vlejë për të gjithë njësojë, pa kufizime e jo duke vendosur kushte të veçanta dhe duke e përdorur shantazhin e që është në kundërshtim të plotë me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara.

“Momentalisht, Kosova është në fund të pusit, nëse i shtrohet dora e shpëtimit mund dhe do ta marri veten në të kundërtën do të ketë shumë probleme. Të drejtat e njeriut mbrohen, respektohen dhe promovohen sipas parimit të universalitetit, pa përdorur standarde të dyfishta sikur është vepruar deri më tani në Kosovë nga ata që po na ligjërojnë për këto të drejta”, thotë KMDLNJ.

Sipas KMDLNJ-së, mos liberalizimi i vizave është për shkaqe politike, pasi politikanët kosovarë i kanë pranuar kushtet e BE për liberalizim të vizave edhe në raste kur edhe mund t’i kenë dëmtuar interesat e shtetit dhe qytetarëve sikur që ishte demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe bisedimet me Serbinë.

“Kosova po e pëson, jo se qëndron keq krahasuar me shtetet përfituese por se ndaj saj po bëhet presion politik shkaku se ka probleme të pazgjidhura me Serbinë , shtet që është e përkëdhelura e bashkësisë ndërkombëtare, pa e merituar këtë dhe se edhe më tutje vazhdon të jetë shtet me kapacitet të madh destabilizues dhe rrezik për fqinjët e saj”, thuhet në reagim.

You may also like

Erdogan priti në takim vajzat e Malcolm X

I ndodhur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara