Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar rreth raportimeve të fundit se Blerand Stavileci i PDK-së do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, përcjell Kosova Post.
Në një postim në Facebook, Abazi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e shpërfaqë vetën duke e bërë kryetar një të panjohur nga rruga dhe i dorëzon PDK-së Prishtinë pa e filluar qeverisjen lokale.
“DMTH LDK e shpërfaqë veten duke e bërë kryetar një të panjohur nga rruga dhe i dorëzon PDKs Prishtinën pa e filluar qeverisjen lokale! Ndoshta mashtrimi ka emër tjetër”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
DMTH LDK e shpërfaqë veten duke e bërë kryetar një të panjohur nga rruga dhe i dorëzon PDKs Prishtinën pa e filluar qeverisjen lokale! Ndoshta mashtrimi ka emër tjetër!