Koha për pensionim apo largim çfardo qoftë ai, për këtë kastë politike

Koha për pensionim apo largim çfardo qoftë ai, për këtë kastë politike

Shkruan: Fadil Maloku

1. Deklaratat kontraverse dhe shumë konfuze, e herë herë edhe krejt të kundërta (!), të Thaçit, Haradinajt, Veselit përmes njē ad hoc analize përmbajtēsore, na japin një portretizim adekuat se; Çfarë shoqërie jemi? Çfarë mediesh kemi? Çfarë intelegjencie po ndërtojmë? Etj. Deklarimet e tyre të fundit rreth; copëtimit të Kosovës, janë aq të pakordinuara (anipse, shih ti absurdin; janë në të njejtën qeverisje centaur!), aq të pasistemuara, aq jopolitike, e për të mos thënë edhe aq banale (!), sa që tani më këtë publik të frustruar, e indeferent në gjitha këto vitet postpavarësisē, të njejtit thjeshtë e kanë kuptuar se s’kanē të bëjnë me qytetari aktive, por, me një masë amorfe..

2. Pra, thënē edhe më thjeshtē;turmē e kope që atyre si estabilishment politik, nuk mund t’u bëjnë asgjë!? Kjo retorikë potroniste (ndaj ndërkombëtarëve), konfuze dhe tejet e papërgjegjëshme (ndaj qytetarit dhe publikut të gjerë vendor) dhe koherente e kësaj kaste aktuale politike, nē Kosovë kërkon një dekonspirim dhe analizë më të thellë sociologjike…

3. E kuptoj si sociolog, që pothuajse gjitha vendet e transicionit kishin pakashumë telashet e veta të kësaj natyre… Por, s’po e kuptoj gjithë këtë afsh për destruksion, mashtrim e rrena publike. Aq mē tepër që nuk dojnë ta kuptojnē hierarkinë e institucionit të shtetit dhe kushtetueshmërisē…Kjo kastë për mendimin tim, duhet të pensionohet, apo tē largohet sa më parë, dhe në cilën do mënyrē.

You may also like

Mijëra fëmijë punojnë si skllevër në fermat e paligjshme të kanabisit në Londër

Fëmijët po trafikohen nga Vietnami dhe vendet e