Pasi u zgjodh ditën e djeshme si pjesë e formacionit më të mirë të sezonit në Premier League, Kevin De Bruyne ka marrë një tjetër vlerësim.
Ylli i Manchester City është zgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit që lamë pas nga votat e futbollistëve të tjerë.
Shoqata e Futbollistëve Profesionistë ka shpallur 29-vjeçarin belg si më të mirin e Premier League.
De Bruyne u shpall kampion Anglie me “Cityzens” për herë të tretë dhe kampionatin e mbylli me 6 gola dhe 12 asiste.
🏆 The PFA Players’ Player of the Year Award 2021 | @DeBruyneKev 👏
🙌🙌🙌 @ManCity @BelRedDevils #PFAawards #POTY #deviltime 🇧🇪 pic.twitter.com/wQlUuv8cCU
— Professional Footballers’ Association (@PFA) June 6, 2021