Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku e ka cilësuar si sukses superior faktin që sot nuk ka pasur tollovi tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi i të moshuarve.
Ajo me anë të një postimi madje ka thënë se problemi në fjalë është adresuar dhe zgjidhur në kohë rekorde.
Kollçaku nuk ka hezituar t’i jap emërtim kësaj forme të pretenduar të punës, duke thënë se “kjo është qeveria Kurti”.
“Adresimi i problemit dhe zgjidhja e tij në kohë rekorde, kjo pra është Qeveria Kurti!”, ka shkruar ajo.