Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku ka reaguar për prishjen e asfaltit në Malishevë e Fushë Kosovë pas reshjeve të shiut, fotografitë e të cilit u bënë virale dhe u komentuan me të madhe në rrjete sociale.
Madje ka akuzuar pushtetarët e viteve të fundit se janë bërë milionerë nga asfalti.
“Planifikuan me vazhdu njëjtë. A do t’i lejojmë??”, ka shkruar Kollçaku në Facebook.
Postimi i plotë:
U bënë milionera nga asfallti.
Kësi asfallti.
Planifikuan me vazhdu njëjtë.
A do t’i lejojmë??. /Lajmi.net/