Rikthimi i mërgimtarëve në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, ka bërë që në kufijtë e Kosovës të shfaqen përsëri kolonat e gjata të veturave, raporton Kosova Post.
Tash kur kanë mbetur edhe pak ditë të pushimeve, ata ua kanë mësyrë kufijve, për t’u përshëndetur me Kosovën, qoftë edhe për pak muaj.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë evidentuar në pikë-kalimin kufitar ‘Merdar’. Në këtë pikë, sipas kësaj qendre, pritjet po zgjasin mbi 6 orë.
Për më shumë, shihni tabelën: