Atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Ankara, Kolonel Bekim Osmani, ka përfunduar mandatin e tij në Ankara, shkruan Kosova Post.
Në takimin lamtumirës të organizuar me atë rast, Ambasadori Ilir Dugolli ka falënderuar Kolonel Osmanin për kontributin e çmuar gjatë përmbushjes së detyrave të tij si edhe për afirmimin e mbarë vendit me dinjitet të lartë./KosovaPost/.