Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, sot, ka qëndruar për vizitë në kampin në Maxhunaj të Vushtrisë, transmeton KosovaPost.
Ulutas, është pritur në takim nga komandanti i RC-E, kolonel Kenneth Ross Walker.
“Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş sot ka vizituar kampin Novo Selo, ku është pritur nga komandanti i RC-E, kolonel Kenneth Ross Walker. Ai gjithashtu vizitoi komandantin e KTRBN-së, nënkolonelin Botond Kolos Hetenyi, në kampin në Maxhunaj të Vushtrisë ”, thuhet në njoftim.