Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq.
Kjo është bërë e ditur e nga faqja e KFOR-it në Twitter, ku thuhet se në takim u diskutua për sigurinë në Kosovë
“Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjeneralin Milan Mojsiloviq. Ata diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe aktivitetet e ndërmarra për ruajtjen dhe përmirësimin e sigurisë në zonë”, thuhet në njoftimin e tyre.
#KFOR Commander, MG Ferenc Kajári met with the Chief of the General Staff of the Serbian Army, Gen. Milan Mojsilovic in Belgrade. They discussed the current security situation in #Kosovo and the activities undertaken to preserve and improve security in the area. pic.twitter.com/qVs8oi1ecL
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) November 26, 2021