Agim Vuniqi

Festat dhe kujtesa historike

Kombi jeton aq sa jeton kujtimi për heronjte!

Në momentin kur filloi të politizohet UÇK-ja për interesa të xhepit, pastaj kur u përvehtësua terminologjia politike, parti të dala nga lufta dhe shoqata të dala nga lufta u deformua vet lufta çlirimtare, ata që duhet të mbronin frytet e luftës i degraduan. Duhet të këtë koncezus të përgjithshëm për luftën, të përcaktohen rregulla gjatë manifestimeve… Sa janë të përgjegjshëm keta deputetë shihet tash, vendimet e pakicës serbe janë përcaktues sesa është i “fuqishëm” shteti, shumëçka që deri me tash do t’ishte dashur të kryhej është zvarritur, nuk u tha asnje fjale asnjeherë ku mbetën ndihmat që i kishte dekretuar ish presidenti amerikan George W. Bush, dhe votuar Kongresi i SHBA menjeherë pas shpalljes së pavarësisë… Sjellja andaollake e deputetëve i kushtoi shumë vendit, sidomos numratorja, kush sa i ka numrat, edhepse në përbërje të vendit ishin deputetët serbë lojal të shtetit të Kosoves… Keta deputetë gjumash dhe vet kuvendi se bashku me qeveritë partiake e dobesuan vendin skajshmërisht…

Familje, Ushtri, UÇK-Jasharajt

Familja Jasharaj e cila luftoi kundër një ushtrie, është familja që ia shtoi nderin kombit, dhanë çdo gjë për të jetuar të tjerët. Gjeneratë pas gjenerate do të kuptojnë këtë sacrificë sublime, të panjohur në historiografinë shqiptare. Nuk jemi të vetëdijshëm akoma për mesazhin e tyre historik, per t’u liruar nga frika e vdekjes, kur është në pyetje liria. Çdo i ri duhet të kuptojë drejt mesazhin e kësaj familjeje-ushtri-shtet, por të kenë edhe guximin, kurajon dhe trimërinë e tyre, jo të përzihen në luftërat politike të të tjerëve në Siri, në Irak, e kudo tjetër duke harruar amanetin e Jasharajve, misioni i të cilëve ishte fisnik, çdo gjë që patën, edhe jetërat e tyre dhe të fëmijëve të tyre ia dhuruan Kosovës. Lavdi luftës së tyre per liri!

Ajo me çka mund të krenohet UÇK-ja dhe shqiptarët kurdoherë është kjo familje-ushtri. Kombi jeton aq sa jeton kujtimi për ta, është fotografi e gjallë e memorizuar, ashtu si vetë jeta, çfarëdo që shkruani ju mbani të freskët pamjen për ta kur i keni parë herën e fundit në fotografi, në video, në TV, apo përceptoni ngjarjen faktografike tash, syri është kamerë, ndërsa truri është softëare, RAM-depo e kompjuterit, dhe sapo përmendet ata të cilët i njeh, reagon truri dhe shfleton shpejt fotografinë pas informatës së marrë, pra ata i njohin fëmijtë, i kemi njohur ne, sepse ata kanë jetuar kur kemi jetuar edhe ne, kemi qenë në afërsi me ta, por ata bënë luftën vetëm, i kemi pasur afër, ne i humbëm, por ata dolën fitues, lufta për ne i bëri madhështorë për të mos humbur as ne, as ata, i kujtojmë të mirat e tyre, pra kujtesa është e magjikshme, pa të humasin fytyrat tash dhe dje, humbë kujtesa e përditshme dhe ajo historike. Sa mirë kur i kujtojmë dhe skruajmë për ta, dmth. ata janë gjalle aq sa i mbajmë ne në mend…

7 Marsi-Dita e Mësuesit

Fillimi i dashurisë sime gjatë gjithë jetës për mësimdashje ishte fillimi i çdo gjëje, i kyçur heret në procesin eedukimit, si i ri, akoma pa i kryerë studimet, vazhdoja traditën familiare të babait professor. Dhe tani më në moshë dhe më me eksperiencë përcjell festat që vijne e shkojnë, por të urosh festën e mësuesit, është të rikujtosh një ngjarje të vitit 1887.  Përhapja që mori në vendin tonë, mësimi i gjuhës amtare pas çeljes së Mësonjtores shqipe të Korçës, bëri që shkolla të hynte në histori si pionierja e arsimit tonë kombëtar dhe dita e çeljes së saj të bëhet festë kombëtare. Tekstet e përdorura në shkollë si; abetarja e gramatika e Sami Frashërit, aritmetika e Jani Vretos, historia e Naim Frashërit etj. si vepra të rilindasve të shquar, dalloheshin për frymën e shëndoshë dhe përmbajtjen patriotike.

Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Çdo vit 7 Marsi festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri. Gëzuar mësuese e mësues festën tuaj 7 marsin!

You may also like

Emocionuese: Ja çka shkruan Leonora Jakupi derisa viziton varrin e babait (Foto)

Gjatë ditës së djeshme është bërë rivarrimi i