Kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Adnan Rrustemi, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin socal Facebook, për të dhënë kumtin, se sot është miratuar projektligji për themelimin e Institutiit për Krimet Gjatë Luftës në Kosovë, raporton Kosova Post.
Ky është postimi i plotë i deputetit Rrustemi:
Ky Projektligj përcakton themelimin, organizimin, funksionimin dhe përcaktimin e kompetencave të Institutit për Krimet të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Projektligji parasheh themelimin e institutit me qëllim të hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999.
Parashihet që Instituti të jetë agjenci në kuadër të Zyrës së kryeministrit, i udhëhequr nga një drejtor ekzekutiv, të cilin e emëron kryeministri i Republikës.
Projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë i përcaktuar me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës duke qenë njëri nga prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë.
Miratimi i Projektligjit ka për synim që të adresoj çështjet:
– themelimin dhe funksionimin e Institutit për Krime të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë;
– përcaktimin e rregullave themelore për ushtrimin e veprimtarisë me qëllim të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë;
– definimin e kompetencave dhe përgjegjësive të këtij mekanizmi.
Ky mekanizëm shtetëror i ka munguar vendit, ndonëse është i vonuar i njëjti duhet të themelohet sa më parë.