Mesazhi ne fjalimin qe u mbajti sonte, pikerisht aty ishte krejt i qarte:
1–Vetem projektet e rregullat e BE.
Pra jo projektet e rregullat e Vucicit, sic eshte “Ballkani i hapur”.
2–Ballkani Perendimor duhet afruar vetem ne tregun e BE.
Pra jo ne Unionin EuroAsian te Rusise, pjese e te cilit eshte Serbia dhe ku synon te coje “Ballkani i hapur”.
3-Ndertimi i Tregut te Perbashket Rajonal me pjesemarjen e te gjashte vendeve.
Pra pranohet vetem ky treg, qe eshte pjese e Procesit te Berlinit i projektuar, organizuar e garantuar edhe finaciarisht nga Brukseli, dhe jo nje treg tjeter i nismave te Vucicit me drejtim rus, sic eshte “Ballkani i hapur”.
4-Jane ne dispozicion 30 miliard E per kete projekt te BE, kur te behen pjese e kesaj nisme te gjashte vendet e Rajonit.
Ndersa per „Ballkanin e hapur“ te Vucicit nuk ka asnje kapacitet financues e investues.
Ai kerkon vetem shpenzime nga taksa paguesit e Rajonit per udhetimet e ceremonite e ketyre tre „liderave“.
Dhe si per cudi ne ate feste per “Ballkanin e hapur” ne fjalen e tij Komisioneri nuk e permendi as dhe si emer ate nisme vuciciane, sikur nuk egzistonte fare!
Pra Brukseli pranon, stimulon e mbeshtet vetem projektet europiane, jo ato Ruso-Serbe.
Mbas ketij fjalimi te Varhelyl, nuk besoj se ata te tre “musketere” me Vucicic ne krye, do ta kene vazhduar ate “feste” te filluar ne mengjezin e sotem, mbas “bekimit” qe i beri dje “kumbara” Lavrov “Ballkanit te hapur” prej Moske.
Dy analistët amerikanë: ‘Ballkani i Hapur” duhet braktisur
Analisti amerikan, Janusz Bugajski, tha se Rusia e sheh nismën “Ballkani i Hapur” si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës.
“Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ndërsa analisti Edward Jospeh, shkroi se ashtu siç duhet falënderuar (Vladimir) Putinin për ringjalljen e NATO-s, duhet lavdëruar Sergey Lavrovin “që i dha puthjen e vdekjes sot Ballkanit të Hapur”. Kjo ide e administratës Trump çon përpara agjendën e partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë, nën Aleksandar Vuçiçin”.Nisma, e cila fillimisht u njoh si “Mini-Shengeni Ballkanik”, ndryshoi emrin në “Ballkani i Hapur” në korrik të vitit të kaluar. Një pjesë e analistëve vlerësojnë se Serbia do të përfitojë më së shumti nga kjo nismë, “sepse do të ketë dalje në det” (nëpërmjet porteve shqiptare) dhe duke qenë për disa herë më e fuqishme ekonomikisht do të shtrijë prodhimet e veta në tregjet e vendeve fqinje, ndërsa prodhuesit vendorë dhe tregtarët nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut, do të përballen me konkurrencë çmimesh dhe rrjedhimisht me sfida shtesë në punën e tyre, raporton Zeri i Amerikës.