Një komision i Organizatës së Kombeve të Bashkuara zbuloi se forcat ruse ishin përgjegjëse për “shumicën dërrmuese” të shkeljeve të të drejtave të njeriut në javët e para të luftës në Ukrainë, duke përfshirë sulmet ndaj civilëve që ishin krime të mundshme lufte.
Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit mbi Ukrainën zbuloi se forcat ruse kishin granatuar pa dallim zonat që po përpiqeshin të kapnin dhe sulmuan civilët që përpiqeshin të iknin, shkruan Aljazeera, transmeton kk.
Komisioni gjeti gjithashtu abuzime të kryera nga Ukraina, duke përfshirë dy raste të njerëzve që ishin jashtë veprimit, të cilët u qëlluan, u plagosën ose u torturuan.
“Forcat e armatosura ruse janë përgjegjëse për shumicën dërrmuese të shkeljeve të identifikuara, përfshirë krimet e luftës”.
“Forcat ukrainase kanë kryer gjithashtu shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në disa raste, duke përfshirë dy incidente që kualifikohen si krime lufte”, thuhet në raportin e këtij komisioni.