Kompania “Ecolog” edhe këtë vit do të ju del në ndihmë familjeve në nevojë. Para festës së Bajramit të Madh, “Ecolog” ka shpërndarë mijëra kupona me vlerë për qindra familje në Tetovë dhe rrethinë, njofton Kosova Post.
Për realizimin e këtij aksioni është angazhuar një ekip pune i ngritur pranë zyrave të kompanisë Ecolog në Tetovë. Ky ekip ka bërë gati mijëra kupona me vlerë, për qindra familje dhe tashmë ua ka dorëzuar zarfet personave përgjegjës për dërgimin e tyre te familjet në këtë qytet si dhe në komunat rurale përreth.
Duke vazhduar mbështetjen prej dekadash ndaj familjeve në nevojë, Ecolog edhe për këtë festë Bajrami ka përgatitur kupona me vlerë të caktuar, ndërsa është në përfundim e sipër shpërndarja e tyre. Përkujdesja ndaj familjeve sociale ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e donacioneve, që kompania jonë realizon në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore.
Ndihem mirë dhe uroj që ky donacion të sjellë lehtësira dhe ngrohtësi te këto familje në Tetovë, si dhe në komunat rurale të këtij qyteti”, ka shkruar filantropi Lazim Destani.