Kompania turistike “Fibula Travel”, tashmë ka bërë tradicionale organizimin e udhëtimit “Media Tripi’ në rivierat turistike bregdetare në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Turqi, shkruan Kosova Post.
Edhe këtë vit, ‘Media Tripin’, Fibula Travell, e filloi në shtetin amë, Shqipëri, ndërsa një grup prej afër 50 gazetarë të mediave nga Kosova po shijojnë atraksionin e bregdeti shqiptar si dhe shërbimet më të mira në hotelet moderne gjithandej, sikur Resorti hotelier ‘Select Hill’,në Dajt.
“Select Hill” një resort me pamje arkitektonike shumë të veçantë, e shërbime ekskluzive që jo kudo mund ti gjeni, ka hapur dyert për gazetarët nga Kosova dhe ka ofruar mikpritjen tradicionale shqiptare, ‘bukë, kripë e zemër’.
Resori i ngjanë një parajse, që nuk i mungon asgjë për ta kaluar një ditë, një buzëmbrëmje apo edhe një pushim javor të paharruar, sepse aty mund ti gjeni të gjitha shërbimet ekskluzive, më të mira të mundshme.
Arkitektura e thjeshtë dhe e punuar me stil e Hotel ‘Select Hill’, të rrëmben ashtu padashje, sepse ajo që kemi para nesh sikur i takon një bote përrallore, e që në fakt para nesh qëndron si ‘nuse e stolisur’ objekti madhështor i hotelit i plotësuar me dy pishina të rregulluara me shije e finesë, ku çdo gjë shkëlqen e ku secila rekuizitë është e renditur me shije e stil evropian e të moderuar.
Mbetet asgjë, pamja e jashtme e Hotel “Select Hill’, atëher kur hyjmë brenda objektit ku kemi një hapësirë të gjërë e ambient vezullues, deri te dhomat që janë aq perfektë ku mund të bësh gjumë të thellë e të rehatshëm.
Nuk mungojnë edhe saunat e rregulluara me stil ku gërshetohen modernja e tradicionalja, ndërsa ambientet e masazheve sikur ngjajnë me ato hapsirat emasazheve që dikur i kemi parë ndoshta vetëm në ekrane televizive, kurse Hotel “Select Hill’ ia ofronkëtë shërbim, secili turist nga çdo vend, shkruan Kosova Post.
Sallat e ngrënies, poashtu janë të areduara aq me shije, kurse tryezat me shumë se sa eleganca , shkëlqejnë nga pastërtia, pa lënë anash këtu edhe menun e restoranti e cila është e lloj-llojshme me specielitete prej secilës menu të njohur evropiane.
Në këtë resort hotelier, gazetarët nga Kosova jo vetëm që shijuan bukuritë dhe pamjet nga Dajti, po aty u pritën me shumë dashuri, darkë e mëngjes mjaftë të pasur, sikur që edhe bënë një gjumë e pushim në një hotel ku mbase vetëm mund ta kenë ëndërruar ndonjëherë.
Është vështirë të largoheni nga një ambient i veçantë sikur ai i Hotel’ Select Hill”, por gazetarët tashmë do të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt resortin e radhës po aq fantastik “Blu Mare’ në Spile, aty ku ngërthehen të gjitha bukuritë e bregdetit shqiptar.
Kështu, kënaqen e shijojnë bukuritë dhe pamjet më magjepse, sikur edhe hotelet më luksoze, gazetarët nga Kosova, sepse për ju ka menduar ‘Fibula Travel’, agjencia që gjithmonë sjell më të mirën e mundshme për të gjithë ata që duan një pushim cilësor e me shërbime komode e çmime të përballueshme për secilin qytetar edhe nga Kosova.
Andaj, pas një kohe të gjatë të kufizimeve për shkak të pandemisë, tani keni rastin të prenotoni ofertat më të mira të mundshme për pushimin tuaj të paharruar, aty ku gjithmonë mund të bëni zgjedhjen fatlume, ku tjetër përveç tek Agjensia’ Fibula Travel’, lidere dhe me përgjegjësi të plotë ndaj të gjitha palëve.
‘Fibula Travel’, përveç ofertave fantastike për pushime verore në Shqipëri, oferta me çmime të përballueshme dhe akomodim të dalluar sjell për juve qytetarë edhe pushime verore në rivierat bregdetare turke e malazeze./Kosova Post/