Kompozitori Ballata nderohet me çmimin “Niketë Dardani”

Kompozitori Ballata nderohet me çmimin “Niketë Dardani”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot i ndau Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” kompozitorit të mbi 170 veprave artistike, Zeqirja Ballata.

Kompozitori Ballata me rastin e marrjes së çmimit, tha se e gëzon fakti se në vendin tonë krahas kompozitorëve meshkuj po rritet edhe numri i kompozitoreve femra.

Ai pati fjalë të mëdha për kolegët e tij, të cilët i inkurajoi të jenë sa më aktivë në aktivitete tjera shoqërore dhe artistike, pasi në këtë mënyrë jemi më afër vendeve të zhvilluara.

“Ju dëshiroj kolegëve shëndet dhe suksese dhe bashkëpunim me shpresa që do të ruhen kontaktet kolegjiale do të veprojnë jo vetëm brenda arsimit ose vendit të punës ku e kanë por edhe në aktivitet tjera shoqërore, sepse shoqëria jonë ka nevojë t’i ketë afër pranë dhe aktivistë në të gjitha lëmit por edhe në krijimtarinë muzikore. Po ashtu, uroj që të vazhdojnë me veprimtari duke e pasuruar krijimtarinë tonë, sepse e kemi të nevojshme për të mos dhënë të domosdoshme që të jemi krahas popujve tjerë të zhvilluar”, tha ai.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi  shprehu gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që drejton për të mbështetur krijuesit dhe performuesit e Kosovës.

“Sigurisht në shenjë respekti, por edhe në shenjë përkujdesje ndaj jush, ndaj punës tuaj edhe ndaj angazhimit tuaj, sigurisht ministria do të vazhdojë të jetë në mbështetje të vazhdueshme për të gjithë njerëzit që krijojnë, performuesve, artistëve të cilët me punën dhe veprat e tyre natyrisht që lënë gjurmët në gjithë jetën e tyre por natyrisht edhe në këtë ta quajmë arkivin e pasur edhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, tha ministri Gashi.

Ndërsa kryetari i jurisë, Valton Beqiri tha se nuk ka mënyrë më të mirë që të përmbyllet viti me ndarjen e çmimeve për ata që i dhanë shumë pjesës artistike në vend.

“Juria në përbërje nga Valton Beqiri kompozitor, Baki Jashari kompozitor, Dinos Zymberi kompozitor ka bërë vlerësimet e veta për ndarjen e çmimeve për vepër jetësore dhe për muzikë bazuar në rregulloren 10/2015 për dhënien e çmimit kombëtar për veprën jetësore “Niketë Dardani”, dhe çmimeve për vepra muzikore neni 1, 3, 4 dhe 5 të kësaj rregulloreje. Fillojmë me çmimin e parë për veprimtari jetësore “Niketë Dardani” i cili kësaj radhe apo këtë vit i ndahet kompozitorit Zeqirja Ballata”, tha ai.

Gjatë kësaj ceremonie u nda edhe çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike, të cilin e mori kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”.

Çmimi për veprat orkestrale-simfonike dhe koncertante iu dha kompozitores Dafina Zeqiri për veprën “Koncert për piano dhe orkestër”. Çmimi për veprat kamertale iu nda kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “String Quartet Nr. 4”.

Ndërsa çmimi për veprat korale e morri  kompozitori Rafet Rudi për veprën “Deti i varreve të hapura” për kitarë dhe kor. Çmimi për veprat solistike dhe duo nuk është ndarë fare pasi që në këtë kategori nuk pati vepra konkurruese të kësaj gjinie.

Komisioni që ka bërë përzgjedhjen e fituesve është kryesuar Valton Beqirit, ndërsa anëtarë ishin edhe Baki Jashari e Dinor Zymberaj./KP/.

You may also like

Presidentja e Kroacisë përlotet pas finales së Kupës së Botës (Foto)

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka fituar simpatinë