Komuna e Drenasit, përmes një shkrese në rrjetin social Facebook ka njoftuar se pas reshjeve të shiut dhe të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme në këtë komunë, përcjell KosovaPost.
Mirëpo, kjo komunë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe të shmangin daljet e panevojshme.
“Ekipet e nevojshme kanë dalur në teren dhe po e kryejnë punën e tyre me largimin e borës dhe vendosjen e krypës që nga orët e hershme të mëngjesit, duke mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve”, është thënë nga Komuna e Drenasit.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Drenasit:
Njoftim për qytetarë
Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju njoftojmë se pas të reshurave të shiut e borës të gjitha rrugët janë të kalueshme, pa vështirësi të mëdha, por kërkojmë nga ana juaj të keni kujdes në ngasje dhe të shmangni daljet e panevojshme.
Ekipet e nevojshme kanë dalur në teren dhe po e kryejnë punën e tyre me largimin e borës dhe vendosjen e krypës që nga orët e hershme të mëngjesit, duke mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve.