Drejtori i Zyrës për Kosovë e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Petar Petkoviq, përmes profilit të tij në Twiter, ka reaguar lidhur me rastin e padisë ndaj Dragica Gashiqit, transmeton Kosova Post.
Petkoviq, ka theksuar se padia ndaj Gashiqit është tjetër presion mbi të kthyerin tonë.
Ai ka bërë të ditur se Zyra për Kosovë ka angazhuar avokat për ta ndihmuar Dragicën.
“Komuna e Gjakovës ka filluar procedurat civile kundër Dragica Gasic për shkak të uzurpimit të pretenduar të banesës! Ky është një presion tjetër mbi të kthyerin tonë për të lëvizur dhe unë do ta ngre këtë çështje nesër përpara Miroslav Lajçak.
Zyra për Kosovë tashmë ka angazhuar një avokat për të ndihmuar Dragicën!”, ka shkruar Petkoviq në Twiter/Kosova Post/