Në kuadër të Projektit të Restaurimit të Hamamit të Prishtinës sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për Bashkëfinancim ndërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Komunës së Prishtinës, shkruan Kosova Post.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se ne sot mund të them se po vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me organizatën turke TIKA.
“TIKA është ndër partnerët më të lehtë në aspektet e bashkëpunimt ndërkombëtar dhe deri më sot Komunës së Prishtinës i janë përgjigjur në çdo kërkesë” tha Ahmeti.
Ahmeti tregoi se pas parkut të qytetit dhe pas intervenimeve të shkollës “Elena Gjika”, qendra për autizëm dhe Sindromën Down e kam parë që kishte përfunduar pjesa e parë, tashmë pas një kërkese që i kemi bërë TIKA-s vitin e kaluar për tri projekte ne sot e nënshkruam projetin e dytë Hamamin e qytetit.
“Hamami i qytetit është një kërkesë e jona e kahmotshme për ndryshimin e një momumenti të trashëgimisë kulturore , ka qenë gati si proces i pakryeshëm.
Në vitin 2015 kanë ardhur disa ekspert turk të trashëgimisë kulturore dhe kanë bërë vlersimin e Hamamit pastaj është përgatitur projekti dhe sot e nënshkruam marrvëshjen, ku ky projekt do të kushtojë 1 milionë euro dhe zakonisht për të treguar që është kërkesë e jona 49 përqind e jona dhe 51 përqind i japim TIKA-s.
Ahmeti tha se ky Hamam do të kthehet në formën që e ka pasur por fatkeqëisht nuk do të jetë Hamam dhe se deshiroj që Komuna ta kthejë atë në hapsirë publike ku do të mbahen evenimente të ndryshme për të mbajtur konferenca ligjerata gjëra të tilla.
“Falënderimi kryesor shkon për stafin e TIKA-s zotit Cihan që ka vazhduar punën e mrekullueshme projekti i radhës është Xhamia e çarshisë që do fillojmë shumë shpejtë” u shpreh Ahmeti.
Shpesh dëgjojmë shumëçka se çfarë ka bërë Turqia për Kosovën.
“Marrdhëniet tona janë të shkëlqyera i dijmë edhe çështjet që kanë ndodhur javën e fundit edhe ne dëshirojmë që Turqia të jetë partnere dhe bashkëpunuese” tha ai.
“Ajo çfarë dua të them nga përvoja ime personale çdo gjë që kam kërkuar nga karakteri social-kulturor TIKA e ka realizuar”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.
Koordiantori i TIKA për Kosovën Cihan Dinçer gjithashtu tha se janë të gatshëm në çdo aspekt ta ndihmojmë Kosovën “sipas mundësive tona dhe legjislacionit ne jemi të gatshëm ta ndhmojmë dhe të jemi pranë qytetarëve të Kosovës” tha ai.