Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me organizatën “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, organizatë kjo e cila do të dhurojë bursa 25 fëmijë jetim nën moshën 17 vjeçare me shumë prej 30 euro në muaj si dhe materiale shkollore e veshmbathje në fillim të vitit shkollore, transmeton Kosova Post.
Kryetari Jashari falënderoj organizatën për përkrahjen e dhënë, si dhe bëri të ditur se ndihma për këta fëmijë do të vazhdoj edhe në fusha të tjera.
“Pafundësisht mirënjohës ndaj kësaj organizate, për këtë ndihmë të madhe për fëmijët jetim, të cilët edhe janë amanet për ne. Drejtuesi z. Fadil Pushkolli, me njoftoi se bashkëpunimi mes komunës dhe kësaj organizate do të vazhdoj edhe me tutje ku disa studentë të komunës, do të dërgohen për studime me bursa të plota në Turqi e po ashtu do të këtë edhe projekte ndihmëse për fermerët e komunës sonë”, tha Kryetari Jashari.
Kjo marrëveshje u realizua përmes bashkëpunimit të Drejtorisë për Zhvillimit të Komunës së Skenderajt dhe organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, e cila edhe me parë ka ndihmuar familjet në nevojë me pako ushqimore, transmeton Kosova Post.