Komuna e Deçanit ka ndarë 5 mijë euro për qytetarët që dyshohen se janë helmuar nga uji i pijes.
Këto mjete do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i komunës Bashkim Ramosaj.
“Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit”, KA SHKRUAR Ramosaj në Facebook.