Qëndrimi i tij në mbrojtje të Kushtetueses dhe refuzimi për të zbatuar urdhrat e Donald Trump, e ka bërë atë të padëshiruar ndër mbështetësit e presidentit në detyrë.
Por, ky vendim dhe fjalimi frymëzues i Mike Pence, menjëherë pas dhunës së ushtruar në Kongresin Amerikan zgjoi simpatinë e pjesës tjetër.
Nga shumë republikanë u konsiderua si i përshtatshëm për të qenë kandidat i tyre për president pas katër vitesh.
Zv/presidenti amerikan tha në fjalën e tij pas rifillimit të punimeve se ndërsa “rimblidhemi në këtë dhomë, bota do të jetë përsëri dëshmitare e rezistencës dhe forcës së demokracisë sonë”.
“Sot ishte një ditë e errët në historinë e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por, falë përpjekjeve të shpejta të Policisë, zbatimit të ligjit federal, shtetëror dhe lokal, dhuna u shua, Kapitoli u sigurua dhe puna e njerëzve vazhdon. Ne dënojmë dhunën që ndodhi këtu. Për ata që bënë kërdi në Kapitolin tonë sot, ju nuk fituat. Dhuna kurrë nuk fiton, liria fiton, dhe kjo është ende shtëpia e njerëzve”, tha Pence.
“Për edhe në vazhdën e një dhune dhe vandalizmi të paparë në këtë Kapitol, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Shteteve të Bashkuara janë mbledhur përsëri në të njëjtën ditë për të mbështetur dhe mbrojtur kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë të humburit, të plagosurit dhe heronjtë”, shtoi ai më tej.