Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se stafi i ministrisë, bashkë me atë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, janë vaksinuar kundër COVID-19 pothuajse tërësisht, transmeton Kosova Post.
Sipas tij, stafi i ministrisë është vaksinuar 99%, ndërsa ai i FSK-së 100%.
Ky është statusi i plotë i tij:
Edhe një lajm i mirë!
Ministria e Mbrojtjes realizon 100% dhe FSK realizon 99% të vaksinimit të personelit ushtarak dhe civil të saj.
Ky proces është realizuar me sukses të plotë, nisur,
– nga përgjegjshmëria e lartë institucionale për shëndetin e zyrtarëve dhe ushtarakëve tanë.
-nga parimi ushtarak “Udhëheq dhe vepro me shembull”,
-nga përgjegjësia kushtetuese e ligjore që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve tanë,
-me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të reagimit dhe mbështetjes direkte për qytetarët tanë ndaj virusit Corona, këtij armiku të rrezikshëm e të paparashikueshëm, si dhe
-me qëllim të përmbushjes sa më të suksesshme të misionit të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.
Për të gjitha këto, secili zyrtarë dhe ushtarakë ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka realizimi i këtij procesi, sikur edhe 1% i mbetur që pritet të realizoj në ditët në vazhdim.
Të gjithëve ju uroj shëndet të plotë dhe vazhdojmë me detyrat tona në shërbim të vendit dhe qytetarëve tanë!
Kurse, ju qytetarë të dashur, përkundër që numri i rasteve ka rënë, vaksinohuni, si dhe mos harroni të,
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
Së bashku, si gjithmonë, do të fitojmë edhe përballë kësaj sfide!