Në Hagë ka arritur një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova, të cilët nesër do të vizitojnë krerët e UÇK-së në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi, janë nisur sot në mëngjes për në Hagë.
Ata nesër pritet të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së, ka treguar për Klankosova zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu.