Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ndërsa vlerësoi se Kosova është histori suksesi në Ballkanin Perëndimor dhe aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Torres në një postim në Twitter shkruan se në takim kanë folur për agresionin serb në veri të Kosovës.
“Si kongresmen për Bronksin, i cili është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova, pata një takim produktiv me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla për agresionin që Kosova po përballet gjithnjë e më shumë në veri nga Serbia.
Unë jam me Kosovën, e cila është një histori suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.