Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Lidhja e Prizrenit është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Ai ka thënë se kjo lidhje e ka themeluar kombin modern shqiptar, pasi sipas tij, e paraqet kulmimin politik të rilindjes kombëtare.
Sipas tij, nuk është e rastësishme që qindra përfaqësues të trojeve shqiptare janë mbledhur në Prizrenin historik.
“Ata e zgjodhën Prizrenin sepse e zgjodhën zemrën e shqiptarisë. Vendimi më i rëndësishëm që e shpallen është që kombi shqiptar të jetojë në një hapësirë të përbashkët politike e pastaj vendimet tjera është që të themelohet ushtria shqiptare. Duke nderuar të tilla ngjarje, ne nderojmë vetën tonë”, ka thënë ai.