Kryekuvendari Glauk Konjufca i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga përmbytjet në Gjermani.
Konjufca, ka shkruar në Facebook, se Gjermania si vend mik i Kosovës po kalon nëpër moment të vështira dhe me pasoja tragjike.
“Në këto çaste tragjike, Kosova dhe populli i saj janë me shpirt, zemër, mendje e dhembje pranë familjeve të viktimave dhe mbarë popullit mik gjerman”, ka shkruar kryekuvendari Konjufca në Facebook.
Postimi i plotë:
Gjermania, vendi mik i Republikës së Kosovës, po kalon nëpër momente të vështira dhe me pasoja tragjike.
Si pasojë e motit të keq, përveç përmbytjeve të mëdha gjithandej vendit, deri më tani njoftohet se kanë humbur jetën mbi 50 njerëz dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur.
Në këto çaste tragjike, Kosova dhe populli i saj janë me shpirt, zemër, mendje e dhembje pranë familjeve të viktimave dhe mbarë popullit mik gjerman.
Po ashtu lutemi për fatin e të zhdukurve dhe që këtë fatkeqësi natyrore shteti mik gjerman ta kalojë sa më parë dhe më sa më pak pasoja.