Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka shprehur ngushëllime familjes Gucati prë vdekjen e Avdullah Gucatit, babait të Hysni Gucati, përcjell KosovaPost.
Ai tha se “bacën Avdullah do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm e atdhedashuri”.
Postimi i plotë:
Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Avdullah Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati.
Bacën Avdullah do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri.
Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
U prehtë në paqe!