Glauk Konjufca e Lumir Abdixhiku duket se kanë lënë prapa përplasjet nga një studio televizive në tjetrën që i bënë javën e kaluar.
Glauk Konjufca, i cili pritet të jetë kryeparlamentar, me të hyrë në Kuvend ka shkuar dhe i ka përshëndetur kolegët e tij të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Konjufca ka ndërruar disa fjalë me kryetarin e LDK-së, deputetin Lumir Abdixhikun të cilit me gjasë i ka uruar marrjen e drejtimit të partisë, dhe deputetët Kujtim Shala e Anton Quni.
Edhe deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka shkuar e i ka përshëndetur Abdixhikun, Shalën e Qunin.