Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë Çahrı Sakar, i cili e ka përgëzuar për detyrën e re, njofton Zyra për media e Kuvendit, përcjell Kosova Post.
Konjufca dhe Sakar bisedun për përpjekjet e Kosovës për sigurimin e vaksinave anticovid.
“Në takim është biseduar për zhvillimet politike, situatën me pandeminë si dhe përpjekjet e Kosovës për sigurimin e vaksinave anticovid. Janë shqyrtuar edhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentare.
Kryetari Konjufca e ka informuar ambasadorin turk për prioritetet e këtij mandati dhe ka përmendur dinamizmin e punës së organit legjislativ, reformën zgjedhore si dhe reformat në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.