Ai, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se është takuar me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën.
“Të gjithë që i pash janë shumë mirë me shëndet, janë shumë të fortë me vullnet dhe janë të qëndrueshëm”.
“Shqetësimi i tyre dhe i mbrojtjes së tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura, për të cilat nuk po ka asnjë mekanizmi të ankesës dhe e cila i shqyrton”, ka pohuar Konjufca, transmeton KlanKosova.tv.