Konservatorët amerikanë kanë nderuar ish-presidentin amerikan Donald Trumpin në një mbledhje vjetore të premten duke e zbuluar një statujë nga ari të tij.
Me këtë ata deshën të tregojnë se ai mbetet një forcë politike republikane pavarësisht skenave të dhunshme në Ëashington muajin e kaluar, njofton Klan Kosova.
Konservatorët e Kongresit – duke përfshirë senatorët Ted Cruz, Tom Cotton dhe Josh Haëley dhe përfaqësuesit Steve Scalise dhe Matt Gaetz – ishin midis besnikëve të Trump duke folur në një konferencë për konservatorizmin në Orlando të Floridës, të cilëve ish-presidenti do t’iu drejtohet të dielën.
“Më lejoni t’ju them diçka: Donald Trump nuk do të shkojë askund”, tha Cruz, shkruan Reuters.
Statuja që u shfaq në sallën e konferencës mbante një xhaketë, kravatë të kuqe dhe pantallona të shkurtra të boksit.
Ajo u soll me rrota përmes hollit të sallës qendrore të konferencës. Megjithatë, nuk ishte e qartë se pse u vendos kjo statujë që tregonte një version vizatimor të Trump me një kokë të madhe.
A golden statue of Trump is as good a summary of CPAC as one could possibly make. https://t.co/tW0zFobjyh
— The Darkest Timeline Numbersmuncher (@NumbersMuncher) February 26, 2021
"Seriously, did these folks not read the Old Testament?" https://t.co/fubqG0Eu2F
— HuffPost (@HuffPost) February 26, 2021