Konsumoni hurma, janë të mira për kockat

Konsumoni hurma, janë të mira për kockat

Hurmat janë frutat e shijshëm që shumica e njerëzve i kanë të preferuara.

Përveç shijes së mirë, hurmat kanë edhe shumë përfitime shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Ato janë të pasura me magnez, përbërës ky që ka rol kyç në kockat dhe dhëmbët tuaj.

Ndërsa kalciumi, që po ashtu është përbërës në hurma, njihet si ndërtues i kockave.

Magnezi së bashku me kalciumin dhe fosforin formojnë hydroxyapatitin, që është një substancë minerale për t’i bërë kockat më të forta.

Magnezi ka përfitime të tjera, duke përfshirë stimulimin për rritjen e shëndetshme të qelizave si dhe prodhimin e energjisë.

Ju duhet të konsumoni 320 deri në 420 miligram magnez çdo ditë, në varësi të gjinisë tuaj.

Prandaj hurmat janë ndër ushqimet kryesore që ua plotësojnë këto nevoja.