Prof.Dr. Miftar Spahija
“Turqit ishin komb islamik.Shqiptarët e kuptuan shpejt që nji tjetër rrugë fetare e ndryshme nga ortodoksia, mund t’ua shpëtonte shpirtin para Zotit, dhe, në të njejtën kohë, mund t’ua këpuste zinxhirët e serbianizimit ose të helenizimit.
Ata e kapën momentin dhe nuk u luhatën gjatë çfarë me ba. Ishte nji moment unikal historik i nji rëndësie tejet të madhe. Dhe ata nuk e lanë t’u shpëtonte.
Ata nisën me u konvertue në Islam për të qenë të ndryshëm, madje edhe në çështjet fetare, nga serbët dhe grekët e për të ruejtë kësisoj, individualitetin e vet si shqiptar. Islamizimi i tyne, ishte lëvizja ma racionale në historinë e tyne të gjatë të vuajtjeve nga invazionet sllave.
Ata duhej të ndryshonin fenë, kjo ishte domosdoshmëri, sepse edhe nën zotnimin turk, përderisa ata nuk kishin kishën e vetë autoqefale, ata duhej të praktikonin fenë e tyne ortodokse në kishat serbe dhe greke.
Si pasojë, ata ishin në rrezik me u asimilue nëpërmjet fesë, siç kishte ndodhë nën okupimin serb ose greko-bizantin.
Shqiptarët nuk u luhatën, ata u konvertuen me mija, me qinda mija, së pari udhëheqësit e tyne, princat e tyne”.