Kopshti ku u rritën shpirtrat e shumë dëshmorëve për lirin tonë!

Kopshti ku u rritën shpirtrat e shumë dëshmorëve për lirin tonë!

Shkruan: Abdullah Klinaku

Në Emrin e Atij që nisi çdo gjë, mejtepi i vendosur në oborrin e xhamisë, pranë lumit Vellusha në Prishtinë, me të parin nëntor të vitit 1951, fiks para 67 vitesh, hapi për herë të parë dyert veta tani më si objekt i  Medresesë “Alaud-din”.

Në qytetin e vjetër e të dërrmuar, të varfër e të robëruar, u hap dera e parë e shkollës e cila do të shërbej si frymëzim i vlerave kombëtare e fetare. Si çerdhe e mendimit dhe veprimit patriotik për më shumë se gjysmë shekulli. Si celulë  e pluralizmit ideologjik e politik në atdheun tonë. Si kopsht ku u rritën shpirtrat e shumë dëshmorëve për lirin tonë!

Për më shumë se gjysmë shekulli, ajo ishte kopsht dijesh për nxënësit e saj. Seli politike për nacionalizmin shqiptar. Shtab ushtarak e logjistik për UÇK-në. Frymëzim i tolerancës dhe paqes për vlerat kulturore të vendit tonë. Standard i lart morali e edukate. Mburojë e vlerave tona kombëtare e fetare.

Medreseja, për 67 vite, për nxënësit e saj nuk ishte vetëm shkollë. Ajo ishte edhe jetë. Aty u rritëm. Aty mësuam. Aty u ushqyem. Aty u edukuam. Aty jetuam. Aty i grindem. Aty qamë. Aty u gëzuam. Aty u frymëzuam e aty u misionarizuam me idealet e saj.

Aty e mësuam krenarin dhe sot jemi krenar me atë që na mësoi se çfarë është krenaria!