Koreja e Veriut ka shkatërruar një fushë golfi dhe disa objekte turistike të ndërtuara nga një kompani koreano-jugore në malin Kumgang, transmeton Kosova Post.
Sipas lajmit të “Chosun Media”, një zyrtar nga Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut në një prononcim për gazetarët tha: “Mësuam se Veriu shkatërroi fushën e golfit dhe fshatin turistik”.
Ai i kërkoi Phenianit të shpjegojë atë që ndodhi dhe t’i përgjigjet shpejt thirrjes për bisedime ndërkufitare për të gjetur një zgjidhje.
Imazhet e fundit komerciale satelitore tregojnë se Veriu pothuajse ka përfunduar prishjen e hotelit të ndërtuar në malin Kumgang si dhe prishjen e fushës së golfit dhe resortit aty pranë.
Thuhet se objekti i shkatërruar është ndërtuar nga kompania koreano-jugore “Hyundai Asan” dhe teknikisht i përket Jugut.aa