E para shfaqej me valë të tmerrshme vdekjesh, duke shkundur tërë njerëzimin, kurse e dyta përparonte tinëz. E para ringjallte tmerr, e dyta indiferencë. Rezultati ishte se njerëzit i kundërviheshin të parës me gjithë energjitë që kishin, ndërkohë që përpiqeshin ta ndalonin tuberkulozin me mjete të dobëta. Në këtë mënyrë, njeriu e vuri nën zotërim murtajën e zezë ndërsa tuberkulozi vazhdon ende të shfaqët!
E njejta gjë ndodh me sëmundjën e popujve. Për sa kohë që këto sëmundje nuk kanë karakter katastrofal, popullsia mësohet dalëngadalë me to dhe më pas u dorëzohet. Korrupsioni dhe nepotizmi janë sëmundje që kanë prekur indin tonë kombëtar. Kura e tyre bëhët gjithmonë e më e vështirë, sa më tepër të qëndrojnë mikrobet e sëmundjeve në trupin e kombit dhe sa më tepër të lejohën të bëhën pjesë e këtij trupi.
Mund të ndodh që me kalimin e kohës të bëhët më e vështirë t‘i dallosh helme kaq të fuqishme, pasi të jenë pranuar si pjesë përbërëse të qenies kombëtare, ose thjesht trupi i toleron si një të keqe të domosdoshme, ose përpjekjet për t‘i lokalizuar këto mikrobe të huaja dukën si të panevojshme. Ne ( kërkuesit e votës në emër të Levizjës Vetëvendosje) kemi dorëzuar përsonalitetet tona brenda organizatës, kemi hyrë ‚‘‘dorëzanë‘‘ tek njerëzit duke u garantuar besimin e tyre pikërisht me projektin qeverisës, shtylla kurrizore e të cilit ishte lufta ndaj korrupsionit dhe nepotizmit!
Për ne, korrupsioni dhe nepotizmi janë murtajë kombëtare, dhe jo që nuk i përkrahim emërimet e fundit por i kundërshtojmë dhe do t‘i kundërshtojmë me seriozitetin e duhur dhe me rreptësinë maksimale! Sepse ne nuk mund të bëhëmi sikur ata të cilët mendimtari i madh Schopenhaueri i quante mjeshtër të mëdhenj të gënjeshtrës.