Kur u bënë publikimet vitin e kaluar nga Transparency International Kosova ndodhej në pozitën 104 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, përcjell KosovaPost.
Por, Kosova këtë vit qëndron 17 herë më mirë e më lartë, bazuar në të dhënat e “Transparency International, kjo pasiqë Kosova ka shënuar ngritje në tabelën e klasifikimit për 17 pozita, nga pozita 104 që ndodhej vitin e kaluar këtë vit Kosova renditet në pozitën e 87-të.
Rreth progresit të Kosovës në luftën kundër korrupsionit kanë reaguar shumë zyrtarë të BE-së e ambasadorë të ndryshem, ku dhe kanë përshëndetur këtë përparim.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e quajti këtë përparim të Kosovës si një shpërblim të vogël për të gjithë.
“Me të vërtetë lajme të mira për Kosovën sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova ka lëvizur lartë për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Shpërblim i vogël për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar Von Cramon.
Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka përshëndetur këtë arritje të Kosovës.
“Lajm i mirë! Kosova bën përparim të dukshëm në luftimin e korrupsionit! Në indeksin e Transparency International, Kosova është përmirësuar me 17 vende dhe tani renditet në vendin e 87-të. Është inkurajuese që Kosova më në fund filloi të ecë në bisedime për të luftuar seriozisht korrupsionin. Vazhdoni kështu! Kosova ka mbështetjen e plotë gjermane”, ka shkruar ambasadori.