Kosova e absurdeve

Kosova e absurdeve

Shkruan: Feriz Hoti

Më pak se dy milion banorë, por me 23 ministri, me 5 z.Kryeministra secili më i dobët se tjetri, me mbi 75 z.Ministra, me një Kryeminister të pa pergatitur, por që mendja i rrin te badigardizmi sepse ky është defakto profesioni i tij, me një Qeveri pa vota në Parlament, Kosova ime e vjedhur, e shkatrruar, e masakruar ekonomikisht nga ata që populli i ka votuar tash e 20 vjetë, me një Qeveri që nuk bën asgjë përveq se mendojnë vetem si me vjedhë miliona.

Kosova ime me udhëheqës që janë të dyshuar dhe pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale!!!
A ka dikund në kontinentin e Europes diqka të ngjashme?!
Kosova ime me udhëheqës gënjeshtarë, abuzues e shantazhues!
Vetem në Kosovën tonë ndodhë që ata që më së paku e meritojnë burgun janë të burgosur, kriminelet që vrasin, kidnapojnë shantazhojnë, qesin haraç atyre që punojnë, krejtë këta janë të lirë!
Kjo është fatkeqësisht Kosova ime, e mjera Kosovë nga kush udhëhiqet e qeveriset!
Deri kur do të durojë populli i shkretë e i shkretuar, i varfëruar e i sakatuar nga ata që vetë i ka votua.
Kjo është Kosova e rekordeve absurde fatkeqësisht!!!