Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Sulmi mbi Kongres, dëshmitarja ‘fundos’ Donald Trump

    Sulmi mbi Kongres, dëshmitarja ‘fundos’ Donald Trump

    Tërmet i fuqishëm në Greqi, kjo ishte epiqendra dhe shkalla e rihterit

    Bosnja goditet nga një tërmet i fuqishëm

    Rama: Historia e Kosovës na ndihmon të ndjejmë dhimbjen e Ukrainës

    ‘Kosova të ftohet…’, Rama tregon biseden me Biden

    Kujtuan se po flisnin me Vitali Klitschko, kryebashkiakët e Berlinit, Vjenës e Madridit bien pre e mashtruesit

    Kujtuan se po flisnin me Vitali Klitschko, kryebashkiakët e Berlinit, Vjenës e Madridit bien pre e mashtruesit

    Sylë Tahirsylaj flet për të nxehtin afrikan në Kosovë, kur do ulen temperaturat?

    Temperaturat në Shqipëri shkojnë sot deri në 39 gradë

    Përfaqësues të biznesit i propozojnë Qeverisë së Kosovës masa për uljen e çmimit të naftës

    Çmimet e derivateve për ditën e enjte

    Këto tri lagje të Prishtinës edhe sot mbesin pa rrymë

    KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në këto vende

    IKSHPK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i gjatë në diell, mund të keni probleme në organizëm

    Moti sot

    Presidentja Osmani nga Lituania: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, siguri për rajonin

    Osmani e quan historike ftesën për hyrjen e Finlandës e Suedisë në NATO

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 29 qershor

    Ardhja e shqiptareve çamë në Shqipëri dhe heshtja e ndërkombëtarëve

    Ardhja e shqiptareve çamë në Shqipëri dhe heshtja e ndërkombëtarëve

    Dua Lipa finalizon kopertinën e albumit të ri

    ‘Mbretëresha ime’, kështu e uron Dua Lipa personin më të dashur në 50-vjetorin e lindjes (Foto)

    ‘Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk ishte diçka spontane’

    ‘Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk ishte diçka spontane’

    U diagnostikua me sindromën e rrallë, Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik

    U diagnostikua me sindromën e rrallë, Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 28 qershor

    Elvana Gjata dhe Dhurata Dora paralajmërojnë një verë të nxehtë (Video)

    Elvana Gjata dhe Dhurata Dora paralajmërojnë një verë të nxehtë (Video)

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 27 qershor

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 24 qershor

    Ndahet nga jeta regjisorja Vjosa Berisha

    Ndahet nga jeta regjisorja Vjosa Berisha

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 23 qershor

    Dua Lipa finalizon kopertinën e albumit të ri

    Dua Lipa përfundon në gjykatë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Ekonomi

Kosova e varur nga remitencat që dërgojnë mërgimtarët, por për çka shpenzohen këto para

20 Maj, 2022 07:18
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
Nipi detyrohet t’ia jap dajës 45 mijë euro, akuzohet se kishte lidhje dashurie me gruan e tij
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm vitin e kaluar, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, remitencat kanë kapur vlerën e rreth 1.2 miliard eurove. Shuma ka qenë rekorde për Kosovën.

Sipas mekanizmave financiarë ndërkombëtarë, këto dërgesa kanë ndikuar edhe në rritjen ekonomike në Kosovë, e cila, vitin e kaluar, ka qenë mbi 10 për qind.

Në vitin 2013, BQK-ja ka paraparë që në pesë vjetët pasues, të ketë rënie të remitencave, për shkak të, siç është thënë në atë kohë, “krijimit të gjeneratave të reja në diasporë dhe dobësimit të lidhjeve midis diasporës dhe Kosovës”.

Lexo Edhe:

‘Kosova të ftohet…’, Rama tregon biseden me Biden

Hovenier për Ballkanin e Hapur: Është vendim sovran i Kosovës, se në cilat iniciativa merr pjesë

Hovenier: Marrëveshja për energjinë, hap që tregon se mund të arrihet përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur. Sipas Lirim Krasniqit, nga organizata Germin, e cila merret me çështje të diasporës, remitencat kanë vazhduar të rrjedhin në nivele larta, për shkak të emigrimit të vazhdueshëm të qytetarëve nga Kosova.

“Profili i lehtë i migrimit”, që është një dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe mbulon periudhën 2018-2020, vlerëson se nga Kosova kanë emigruar 71,799 banorë.

Sipas kësaj ministre, Kosova përballet me një mesatare emigrimi prej 23,933 personash në vit, që i bie 1.3 për qind e popullatës së përgjithshme.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850,000.

Numri më i madh i tyre jeton në Gjermani dhe Zvicër dhe shuma më e madhe e remitencave në Kosovë, sipas BQK-së, dërgohet pikërisht nga këto dy vende.

Krasniqi, nga organizata Germin, thotë se në afat të shkurtër, nuk pritet të ketë rënie të remitencave – ato mund të fillojnë të bien gradualisht, me kalimin e viteve.

Ku shpenzohen remitencat?

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, parasheh që niveli i remitencave të mos bjerë deri në dhjetë vjetët të ardhshëm, për shkak të valëve të emigrimit.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se 70 për qind e remitencave që arrijnë në Kosovë, shpenzohen për buxhete familjare.

Sipas tij, do të ishte mirë që mjetet e diasporës të orientoheshin në formë të projekteve investuese.

“Remitencat janë një zë i lartë në kuptimin e të ardhurave dhe duhet të respektohen… Por, interesi i Qeverisë duhet të orientohet jo në kuptimin arbitrar të fondeve, por në inkurajimin e njerëzve që të investojnë në Kosovë”, thotë Ramosaj.

Qeveria aktuale e Kosovës, e cila ka marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, ka paraparë në planin e saj krijimin e disa instrumenteve, nëpërmjet të të cilave kapitali i diasporës do të mund të kanalizohej në investime, që gjenerojnë vende pune. Me planin e Qeverisë është paraparë që nga viti i parë i qeverisjes, të emetohen bono thesari, të dedikuara për diasporën. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ka nisur ose jo zbatimi i këtij plani.

Në fund të marsit, Qeveria e Kosovës ka thënë se investimet e huaja direkte në Kosovë përgjatë vitit të kaluar, janë rritur për më shumë se 21 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Në përgjigje të kësaj, kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë, Skënder Krasniqi, kishte thënë atëbotë se investimet e huaja – kryesisht në sektorin e patundshmërisë – i atribuohen në masë të madhe diasporës së Kosovës, e cila, sipas tij, investon shuma të konsiderueshme parash në ndërtimin e shtëpive dhe në blerjen e apartamenteve.

Kosova me varësinë më të madhe në rajon

Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat, Kosova ka varësinë më të madhe të remitencave, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se, në vitin 2020, Kosova ka pranuar 1.2 miliard euro remitenca apo 18.5 për qind të Bruto Produktit Vendor; Shqipëria ka pranuar 1.27 miliard euro remitenca apo 9.8 për qind të Bruto Produktit Vendor; Bosnje e Hercegovina 1.63 miliard euro apo 9.3 për qind të Bruto Produktit Vendor; Mali i Zi 524 milionë euro apo 9.3 për qind të Bruto Produktit Vendor dhe Serbia 3.37 miliardë euro apo 7.2 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Ditën Ndërkombëtare të Remitencave Familjare, e cila shënohet çdo 16 qershor. Kjo ditë nderon më shumë se 200 milionë punëtorë migrantë në botë, gra dhe burra, të cilët dërgojnë para në shtëpi për mbi 800 milionë anëtarë të familjes.

Etiketat: BQKkosovaremitencat
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Putin dëshiron ende të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës, thotë inteligjenca amerikane

Putin dëshiron ende të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës, thotë inteligjenca amerikane

30 Qershor, 2022
Sulmi mbi Kongres, dëshmitarja ‘fundos’ Donald Trump

Sulmi mbi Kongres, dëshmitarja ‘fundos’ Donald Trump

30 Qershor, 2022
Tërmet i fuqishëm në Greqi, kjo ishte epiqendra dhe shkalla e rihterit

Bosnja goditet nga një tërmet i fuqishëm

30 Qershor, 2022
Rama: Historia e Kosovës na ndihmon të ndjejmë dhimbjen e Ukrainës

‘Kosova të ftohet…’, Rama tregon biseden me Biden

30 Qershor, 2022
Kujtuan se po flisnin me Vitali Klitschko, kryebashkiakët e Berlinit, Vjenës e Madridit bien pre e mashtruesit

Kujtuan se po flisnin me Vitali Klitschko, kryebashkiakët e Berlinit, Vjenës e Madridit bien pre e mashtruesit

30 Qershor, 2022

Tjera nga rubrika

Aromë përplasje titanësh, Masvidal sfidon McGregor: Hajde të të mund përpara se të jesh në…

Aromë përplasje titanësh, Masvidal sfidon McGregor: Hajde të të mund përpara se të jesh në…

09:50

Të paktën 17 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut

Të paktën 17 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut

10:12

Nagavci: Me Projektligjin për tekste shkollore synojmë përmirësimin e cilësisë

11:02

21-vjeçarja meksikane qëllohet për vdekje nga bashkëshorti i saj 79-vjeçar

21-vjeçarja meksikane qëllohet për vdekje nga bashkëshorti i saj 79-vjeçar

17:47

Mocioni për liberalizimin e vizave për Kosovën, kështu votoi Parlamenti Holandez

Mocioni për liberalizimin e vizave për Kosovën, kështu votoi Parlamenti Holandez

11:32

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.