Përkundër asaj që, shumica e garuesve nga ekipi olimpik i Kosovës, i kanë përfunduar garat, Kosova si shtet pjesëmarrës ende renditet në 20-tshen e shteteve pjesëmarrëse në Tokio 2020, shkruan Kosova Post.
Sot pritet të zhvillohen garat në disiplina të ndryshme, në kuadër të ditës së nëntë të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Kina vazhdon t’i prijë listës së vendeve me më së shumti medalje të grumbulluara, me 50 gjithsej, 23 të arta, 14 të argjendta dhe 13 të bronzta. E pasuar ShBA-ja me 54 medalje gjithsej, 20 të arta, 20 të argjendta dhe 14 të bronzta.
Ndërkohë, Kosova gjendet në vendin e 20-të nga të gjitha vendet pjesëmarrëse me dy medalje të arta gjithsej, një të Distria Krasniqit dhe një të Nora Gjakovës.
Deri tash 10 garues të Kosovës i kanë mbyllur garat në Tokyo 2020. Vetëm Egzon Shala nuk ka garuar ende dhe një rezultat pozitiv i tij në këto gara, mund ta ndryshojë renditjen në tabelë./KosovaPost/