Kosova merr një lajm të mirë nga Banka Botërore

Kosova merr një lajm të mirë nga Banka Botërore

Raporti më i ri ekonomik i Bankës Botërore tregon se rritja ekonomike e Kosovës gjatë vitit 2017-të projektohet të jetë 4.1%, ndërsa në vitin 2018, 4.2%.

Në raport shkruhet se Borxhi publik i Kosovës është i ulët mirëpo pritet të rritet shpejtë në 16.3% të BPV në vitin 2017 dhe në 20.3% të BPV në vitin 2019.

Ndërsa, zgjerimi i bazës së prodhimit nëpër sektorë të ndryshëm për shkak të vazhdimit të investimeve të mëdha, përfshirë këtu Investimet e Huaja Direkte, projektohet të rrisë eksportin dhe të zëvendësojë importe në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, si dhe të zvogëlojë deficitin tregtar në vitin 2019.

Investimet e Huaja Direkte në aspektin afat-mesëm, priten të rritet nga nisja e parakohshme e zbatimit të MSA-së me Bashkimin Evropian.

Edhe këtë vit pritet zvogëlim i varfërisë, mirëpo më ngadalë se gjatë vitit 2016-të./pp/

You may also like

Hoti: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja, të presim rezultatin final

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka