Humbja e fundit (20:21) në Prishtinë nga Greqia është përjetuar rëndë në taborin e Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), përcjell KosovaPost.
Humbje që ka futur në heshtje të thellë komplet taborin e Kombëtares së Kosovës.
Por një gjë është e qartë dhe që duhet ta dijnë një herë e mirë brenda taborit të Kombëtares së Kosovës, se humbjet janë pjesë e sportit!
Humbjet duhet të merren me sportivitet e të mendosh të fitosh në sfidën e radhës si bie fjala nesër (në orën 14.00) në Athinë kundër Greqisë, në kuadër të xhiros së katërt të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror.