Sot, deri në mëngjesin e nesërm në ora 7:00, do të jetë heshtje zgjedhore në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Kandidatë për asamble dhe kryetarë të komunave, shpresojnë në vjeljen sa më të mirë të rezultateve zgjedhore në 38 sosh. Sipas Listës Përfundimtare të Votuesve, për Zgjedhjet Lokale 2021, 1 milion e 885 mijë e 448 vitues potencialë, pritet të votojnë në këto zgjedhje.
Fushata zgjedhore u mbyll dje më 16 shtator, ndërsa sot të gjitha aktivitetet politike për sa u përket zgjedhjeve, do të pushojnë./KosovaPost/