Kosova nënshkruan marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim në vlerë 7.45 milionë euro

Kosova nënshkruan marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim në vlerë 7.45 milionë euro

Ministria e Financave ka njoftuar se sot do të nënshkruajë dy marrëveshjeve, njëra me vlerë 5.45 milionë euro dhe tjetra me 2 milionë euro, me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Marrëveshjet nënshkruhen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), njofton Zyra për media e Ministrisë së Financave.

Nënshkrimi i Marrëveshjeve do të bëhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Rene Eschemann, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni si dhe Thomas Reker, Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore.

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet sot në Qeverinë e Kosovës.

You may also like

Haliti: Asnjë oficer ushtarak s’ka hyrë në Kosovë si Forcë e Armatosur e Republikës së Kosovës

Xhavit Haliti, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të