Arnita Zeneli
“Përkrahja e Serbisë ndaj Rusisë si dhe armatosja e saj është tregues se çfarë mendësie ka ish ministri i Millosheviçit. Pra, kësaj nisme nuk duhet t’i bashkëngjitet askush“Ky ndryshim i kursit politik në rrethanat kur Serbia po e kërcënon edhe Malin e Zi me luftë, vetëm sa e sforcon pushtetin e Vuçiqit për të futur ndikimin politik dhe ekonomik”
Vitin e kaluar kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiqi, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, krijuan iniciativën “Ballkani i hapur”.
“Ballkani i hapur”, sipas promovuesve të tij synon bashkimin në një treg të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë ende pjesë e Bashkimit Europian, liritë themelore të unionit.
Po, së fundi kancelari i Gjermanisë Olaf Shulc, i deklaroi Ramës, se Gjermania është kundër kësaj nisme, dhe se do ta rivitalizojë “Procesin e Berlinit”, i cili përveç integrimit të përbashkët të kësaj pjese të Ballkanit, e kushtëzon integrimin e Serbisë aty, me njohjen e Kosovës shtet sovran.
Për shkak se ky projekt vlerësohet se mbron interesat e Serbisë, para së gjithash ekonomike, për t’i siguruar, dominim ndaj shqiptarëve dhe rajonit.
Kosova është kategorikisht kundër kësaj nisme për të mos lejuar hegjemoni serbe në ekonomi dhe diplomaci, ndërsa nuk e njeh ekzistencës e vendit tonë si shtet. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili kishte deklaruar se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” me Serbi të mbyllur.
“Sa i përket Minishengenit, Serbia nuk i pranon diplomat, dokumentet, vulat. Nuk ka “Open Ballkan” për Serbi të mbyllur me Kosovën. Le të hapet një herë Serbia”.
Ndër shtetet që nuk i janë bashkangjitur kësaj nisme, është edhe Mali i Zi, por duket se ky qeveria e re që pritet të formohet, mund ta ndryshojë qasjen ndaj asaj nisme serbe, për “Ballkanin e hapur”.
Jakov Milatoviç, ministër malazez i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se çdo iniciativë që synon integrimin ekonomik rajonal duhet të merret parasysh.
Lidhur me atë se a duhet ta Abazoviq një gjë të tillë, dhe a duhet që edhe Kosova ta përkrahë, për “Bota sot”, kanë folur disa njohës të çështjeve politike.
“Mali i Zi nuk do t’i bashkëngjitet”
Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se Kosova është kundër “Ballkanit të hapur”, andaj edhe nuk duhet t’i bashkohet, madje sipas tij, atij procesi nuk do t’i bashkohet as Mali i Zi.
Mefail Bajqinovci
“Open Ballkan” është formë e re e hegjemonisë serbe në Ballkan, Serbia pas luftërave të humbura në ish Jugosllavi, po tenton të rikthehet në një minijugosllavi ekonomike siç është pretendimi i “Open Balkanit”. Ne si Kosovë jemi kundër ashtu siç janë edhe BE-ja, por edhe vendet e rajonit Kroacia, Bosnja etj. Mali i Zi ka pasur qëndrim kundër Open Balkan-it, të paktën presidenti Gjukanoviç kështu është deklaruar. Ne nuk e kemi dëgjuar z.Abazoviç, por paska deklaruar një ministër, i cili është ende në këtë kabinet në shkuarje. Kosova assesi nuk duhet të jetë pjesë e Open Balkanit. Ne jemi pjesë e të gjitha nismave të Bashkimit Evropian. Përkrahja e Serbisë ndaj Rusisë si dhe armatosja e saj është tregues se çfarë mendësie ka ish ministri i Millosheviçit. Pra, kësaj nisme nuk duhet t’i bashkëngjitet askush, unë besoj shumë që as Mali i Zi nuk do t’i bashkëngjitet”, deklaroi Bajqinovci.
“Mali i Zi ka shumë probleme që kërkojnë zgjedhje para se të bëhet fjalë për një minishengen ballkanik”.B.S