Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Arkani ishte shndërruar në problem për CIA-n, ja çfarë thotë raporti i vitit 1999 për të

    Arkani ishte shndërruar në problem për CIA-n, ja çfarë thotë raporti i vitit 1999 për të

    Joseph: Samiti BE-Ballkani Perëndimor sukses për Putinin

    Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

    Policia arreston kosovarin e kërkuar nga Interpoli pasi ra në radar

    Pamje ekskluzive nga përleshja ku u përfshi pjesëtari i Policisë dhe djali i tij në Gjakovë (VIDEO+18)

    Aksident i rëndë afër kufirit në Merdare, ka të lënduar (FOTO)

    Beograd: Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër dhunës

    Beograd: Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër dhunës

    Zvicër, vri*tet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

    Zvicër, vri*tet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

    Facebook tregon se çfarë ndodh me llogaritë e përdoruesve që vdesin

    Facebook tregon se çfarë ndodh me llogaritë e përdoruesve që vdesin

    Të lumtë Lutfi Haziri, deklarata jote ishte ma e zezë se e Vuçiqit! Madje ma e zezë edhe se e Sheshelit!

    Të lumtë Lutfi Haziri, deklarata jote ishte ma e zezë se e Vuçiqit! Madje ma e zezë edhe se e Sheshelit!

    Kurti do t’i mbledh sot ministrat

    Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Gjyqi ndaj Ibrahim Çelos në Selanik, për vrasjen e Hasan Prishtinës

    Gjyqi ndaj Ibrahim Çelos në Selanik, për vrasjen e Hasan Prishtinës

    Filmi më i fundit i Nuri Bilge Ceylan merr duartrokitje në Festivalin e Filmit në Kanë

    Filmi më i fundit i Nuri Bilge Ceylan merr duartrokitje në Festivalin e Filmit në Kanë

    Pa pilot dhe pa karburant, hoteli fluturues që do të mbajë në ajër 5000 vetë

    Çfarë ndodh kur rrufeja godet një aeroplan?

    BBC publikon listën e librave më të mirë të vitit 2021

    Shitet libri më i shtrenjtë në botë

    Ka ndërruar jetë Xhevat Karahasani, një nga autorët boshnjak më të rëndësishëm evropianë

    Ka ndërruar jetë Xhevat Karahasani, një nga autorët boshnjak më të rëndësishëm evropianë

    Ju kujtohet filmi ikonik Pipi Çorapegjata? Si duket sot aktorja e famshme(FOTO)

    Ju kujtohet filmi ikonik Pipi Çorapegjata? Si duket sot aktorja e famshme(FOTO)

    Skënderbeu, “kryezot i Arbërit”, opera premierë përtej pritshmërive të publikut

    Skënderbeu, “kryezot i Arbërit”, opera premierë përtej pritshmërive të publikut

    Historia dhe legjendat e Kullës së Vashës, e njohur si ‘Kiz Kulesi’

    Historia dhe legjendat e Kullës së Vashës, e njohur si ‘Kiz Kulesi’

    Kalendari historik, 19 maj

    Kalendari historik, 19 maj

    Shkrimtari Pamuk u kërkon falje kosovarëve për shtyrjen e vizitës

    Shkrimtari Pamuk u kërkon falje kosovarëve për shtyrjen e vizitës

    Labinot Balaj Klejd Këlliçi jep detaje nga libri i tij “Një varrim për çdo regjim”

    Klejd Këlliçi jep detaje nga libri i tij “Një varrim për çdo regjim”

    “Ujku” shqiptar me mbështetjen e pashait prishtinas Mehmet Abza sundoi për 19 vjet Moldavinë!

    “Ujku” shqiptar me mbështetjen e pashait prishtinas Mehmet Abza sundoi për 19 vjet Moldavinë!

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kosova, para se të bëhet e madhe duhet të bëhet e fuqishme

29 Maj 2021, 9:08
në Kryesore, OP / ED
Kosovës s’i duhet opozitë emocionale (që ndjek lajmin)por një sosh racionale (që lajmi e ndjek atë)
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan Fadil Maloku:

Zbigniew Brzezinski, në librin e tij „Jashtë kontrollit“, i cek më se njëzet të meta të procesit të globalizimit dhe të rolit udhëheqës amerikan në këtë projekt. Këto të meta, sipas tij, janë: ”borxhet, deficiti tregtar, shkalla e ulët e kursimeve dhe investimeve, jokonkurrenca industriale, shkalla e ulët e ngritjes së produktivitetit, mbrojtja jo e duhur shëndetësore, edukimi i dobët i shkollimit të mesëm, infrastruktura e gabuar shoqërore dhe shkatërrimi i qyteteve, shtresa e pasur e të pasurve grykës, pasioni i shprehur, ndasitë racore dhe problemet e varfërisë, zgjerimi i krimit të organizuar, pasioni i plotë në përdorimin e drogës, amputimi i pashpresës, zgjerimi i lirive seksuale, zgjerimi masiv i moralit të dyshimtë përmes medieve masive, zvogëlimi i vetëdijes qytetare, krijimi i mundshëm i multikulturalizmit të dyshimtë, kolapsi në sistemin politik, rritja e ndjenjës së varfërimit të përgjithshëm shpirtëror”.

Një observim po ashtu shumë kritik që u bëri proceseve globalizuese, apo ndoshta më mirë thënë trendëve të rolit prijës të SHBA-ve në periudhën e ardhshme, të cilësuar si globalizuese, është edhe ai i Huntingtonit në ”Përleshja e civilizimeve”. Siç kemi shkruar më herët, popujt apo kombet, sidomos ato që arritën më herët të krijojnë apo, të shprehemi sociologjikisht, të realizojnë identitetin e tyre shtetëror pa pasoja dhe turbulenca të mëdha, sot njihen si vende të mëdha dhe me ndikim të madh në të gjitha sferat e jetës shoqërore, politike, e sidomos ekonomike botërore. Në të vërtetë, ato vende apo shtete sot po ashtu krijojnë ndikimin e vet edhe në procesin e globalizimit, pra edhe në filozofinë e (të shprehemi me thënien e Erih Fromit) „ikjes“ nga po i njëjti identitet?!

Paradoksi i këtij procesi është se në të njëjtën kohë zhvillohen procese tjera antipode, pra të dezintegrimit apo të krijimit të identiteteve të reja shtetërore, siç janë bie fjala proceset që po zhvillohen apo janë ende duke u zhvilluar në Evropën Juglindore dhe në Ballkanin Perëndimor (të shquara si zona të turbulencave të identiteteve shtetërore).

“Popujt e sakrificës”, janë vetëm popujt e vegjël, të mëdhenjtë bëjnë perandori

Popujt e mëdhenj, pra popujt apo kombet të cilat arritën me gjuhën e gjakut dhe të sakrificës së madhe të krijojnë identitetin e sipërpërmendur, tani, në emër te “rendit të ri botërorë” përnjëherë u imponohet qē të heqin dorë po nga ky identitet që ata i bëri të tillë, pra të mëdhenj dhe me ndikim në rrjedhat botërore!?

Në anën tjetër, tek popujt e vegjël me xhelozinë më të madhe është ende duke u zhvilluar procesi i kundërt, pra zhvillohet procesi i identifikimit dhe i realizimit të sovranitetit dhe i lirisë, të themi kushtimit të lirisë së vonuar me identitetin shtetëror. Padyshim që në këtë “lojë të madhe” të ndërrimeve të roleve ka edhe reperkusione dhe pasoja, që për mendimin tonë do t’i bartin padyshim të vegjlit, e jo të mëdhenjtë. Themi të vegjlit, ngaqë procesi i pushtimeve të mëdha (lexo globalizimit) me armatime të sofistikuara ka mbaruar. I njëjti projekt tani zhvillohet pa asnjë plumb të shkrepur. Të marrim psh. rastin e Perandorisë Ruse, e cila në kohën e qeverisjes së Mihail Gorbaçovit u “pushtua” me të njëjtën strategji, pra me kapital, dituri dhe teknologji informative, tregti dhe ekonomi të sofistikuar globalizuese, trende këto të cilave ajo nuk mundi t’u bënte ballë dhe më në fund u pushtua nga ai prizmi i politikës amerikane që konsiderohej si “sinonim i së keqes“.

Por, çlidhje ka procesi i globalizimit me procesin e integrimit dhe sfidën e transicionit në të cilën gjinden akoma shumica e shteteve të reja postkomuniste? A mundet, bie fjala, të zhvillohet procesi i globalizimit në kundërshtim me procesin e transicionit? Çka kanë të përbashkët këto koncepte të reja në gjuhën e shkencës së sociologjisë? Është interesant që shumica e teoricienëve apo studiuesve të globalizimit këto procese i identifikojnë me disa procese tjera, që shquhen herë si procese të denacionalizimit e herë si procese të humbjes së disa atributeve të institucionit të shtetit, ndër të cilat padyshim më së shumti përmenden ai i sovranitetit dhe ai i integritetit territorial.

Ky proces padyshim që ka ndodhur edhe me dhjetë shtetet e sivjetme që hyn në Bashkësinë Evropiane, apo do të ndodhë me të tjerat që janë të interesuara të futen nën ombrellën e këtij megainstitucioni botëror. Urlich Beck, një ndër njohësit më të njohur sot të këtij procesi të identifikimit, gjithë këto zhvillime është i prirur t’i projektojë, siç thotë ai, si “ideologji të tregut botëror“ dhe “ideologji të neoliberalizmit”.

Shtetet nacionale në të ardhmen e BE-s, do shkojnë në muze

Një numër shtetesh tjera me traditë të lashtë dhe të gjatë demokratike janë akoma në dilema të mëdha hamletiane kur është fjala për hyrjen apo mos hyrjen e tyre në këtë çati të re për shtetet? Hyrja në këto integrime me përmasa të reja dhe të pa hulumtuara sa duhet, padyshim që ato ia ekspozon procesit të denacionalizimit apo procesit të humbjes së sovranitetit dhe të integritetit të tyre territorial.

Në anën tjetër, abstenimi nga ky proces i ri i integrimeve apo i globalizimit të identiteteve shtetërore padyshim që do të thotë ruajtje e identitetit shtetëror dhe atij kombëtar, por në anën tjetër edhe izolim dhe mbyllje në vetvete që nuk premton kurrfarë perspektive. Ithtarët e procesit të integrimeve globale, pa u hamendur fare, së pari hyjnë në para procesin e integrimit, pra në procesin e minimizimit të rolit të shtetit, gjer në atë masë sa që ai ushtrohet të bëhet tërësisht i papërdorshëm për qëllimet e parapara me shekujt e kaluar (sovraniteti dhe integriteti si dy kategori që ende janë në përdorim politik sidomos) dhe shërben vetëm si dekor për popujt dhe kombet që nuk kanë pasur ndonjë përvojë për të ushtruar rolin e tij mbi pjesëtarët e vet apo të huaj.

Hapin e dytë këta teoricienë e parashohin në dekompozimin e Kombeve të Bashkuara, ngaqë ajo është ende një pengesë serioze në realizimin e projektit për një qeveri të vetme botërore, në këtë rast të SHBA-ve, të cilat edhe ashtu e kanë rolin prijës në shumë procese aktuale botërore.

A po jetojmë në “turboglobalizëm”?

Në këtë drejtim shumica e këtyre analistëve të marrëdhënieve ndërkombëtare procesin e ngecjes financiare të këtij gjiganti botëror e shohin pikërisht si pasojë të procesit të reduktimit të rolit të saj në proceset e ardhshme integrative të nivelit botëror. Por, athua është i mundur procesi i krijimit të një diskursi të vetëm legjitim në nivelin e këtillë planetar? Në të vërtetë, ekzistojnë dilema të mëdha nga një grupim tjetër lidhur me këtë proces të krijimit të paradispozitave të reja për krijimin e një diskursi të vetëm në nivel botëror. Por periudha më ofensive, të themi kushtimisht, është pikërisht ajo e pas rënies së Murit të Berlinit dhe periudha e heqjes së blloqeve mes shteteve, pra pushimit të Luftës së Ftohtë. Kjo periudhë shpeshherë shquhet edhe si “turboglobalizim”, ngaqë ritmi i ndryshimeve në të gjitha poret e jetës shoqërore është jashtëzakonisht i shpejt dhe evident për të gjitha vendet e infektuara me virusin e vlerave perëndimore.

Nëse bota po globalizohet, edhe Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, në Europē

Për këtë shkak, kompania e njohur Meryl Linc ka botuar një shpallje, përmes së cilës ajo tërheq vërejtjen se ”bota e re, (një personifikim për rendin e ri botëror, apo për procesin e globalizimit, shënimi im. F.M.) është e vjetër vetëm dhjetë vjet dhe se lindi pas rënies së Murit të Berlinit”.

Është e qartë se sugjerimi dhe përshtypja e kësaj kompanie transnacionale është pak a shumë e tepruar, ngaqë i stërmadhon gjërat. Por, është e vërtetë që asnjëherë në asnjë kohë dhe në asnjë vend nuk ka ndodhur që të ndërlidhen vendet – shtetet e njerëzit më tepër sesa sot, përmes rregullave, normave e vlerave pothuajse të uniformuara në gjithë botën. Këtë prejudikim, jo vetëm tonin, më së shumti e ka fuqizuar sociologu i njohur amerikan Imanuel Wollerstein, i cili është marrë mjaft me këtë çështje, duke e identifikuar atë si rrugëtim evolutiv të “sistemit botëror”, që ka filluar të ndërtohet dikund prej shek XV dhe shek XVI e këndej. Ndërsa kur është fjala për diskursin rajonal, një koncept pakëz më të ngushtë sesa “sistemi botëror”, Wollerstein thekson se: “Zbulimi më i madh akademik për debatin intelektual pas vitit 1945 padyshim që ishte ai i fillimit të studimit të rajonit, si një kategori e re institucionale.

Rajoni, në të vërtetë, është një zonë e madhe gjeografike që ka arritur të posedojë një kulturë të re identifikuese, e shpeshherë edhe një koherencë linguiste“. Historiku i përgjithshëm i fenomenit të rajonizimit dhe integrimit, e në këtë kontekst edhe ai i globalizimit si fenomen i ri në kuptimin e interesimeve akademike, për shumicën e sociologëve të sotëm disi qëndron ende i pastudiuar sa duhet, edhe me vetë faktin se historia e qenësimit të tij herë kontestohet në formën dhe përmbajtjen që ka filluar ta marr ai sot, e here- herë afirmohet me dimensionet e pretendimeve perandorake që më herët i kishin civilizimet e kaluara. Andaj, Kosova e bashkuar me Shqipërinë, është shume me e fuqishme ne rajon dhe proceset e reja integruese rajonale e subrajonale.

Ballkani Perëndimor, historikisht ishte ambient ideal për eksperimentime

Do përsëritur që sot shumica e teoricienëve pajtohen që historia e globalizimit ishte përherë e framgmentarizuar dhe jo e plotë, në këtë drejtim ata pajtohen në pikën kur thuhet se në histori nuk ka ekzistuar ndonjë diskurs i plotë mbi globalizimin. Në të vërtetë, kanë ekzistuar përherë tendenca globalizuese, të cilat kuptohet nuk i kanë pasur as përmasat e as dimensionet e procesit të globalizimit të sotëm modern.

Edhe kontinenti i Evropës,e sidomos pjesa e Adriatikut, pra Ballkani Perëndimor, gjatë historisë së qenësimit të vet u është ekspozuar ndryshimeve të tilla shoqërore, ku qenë evidentuar dinamika të shpejtuara të procesit fragmentarizues të tendencës së globalizimit. Përkundër zbulimeve të mëdha në sferën e teknikës dhe zbulimeve tjera plotësuese në sferën e gjeografisë, principi i globalizimit në esencë pothuajse gjithnjë ka mbetur i njëjtë; ai i pretendimit të zgjerimit dhe pushtimit të hapësirave të reja dhe i ndikimit përmes vlerave të veta varësisht prej kohës apo periudhës historike kur është ushtruar ky zgjerim apo ndikim vlerorë jo vetëm ekonomiko-politik, por edhe kulturor e fetar, e sidomos ushtarak.

Të njëjtën gjë padyshim e kemi edhe sot, dallimi qëndron vetëm në mjetet dhe mënyrën e realizimit të këtij synimi. Dëshminë më të mirë e kemi konfliktin në Luftën e Parë Botërore, i cili solli triumfin e fuqisë joevropiane, pra të asaj amerikane dhe balancën bipolare të periudhës pas vitit 1945, që në historinë e hershme njihet si periudhë e Luftës së Ftohtë dhe periudhë e krijimit të paradispozitave të para për t’u bërë Amerika një superfuqi e mëvonshme absolute në gjithë rruzullin tokësor. Shumica e teoricienëve amerikanë kanë menduar se bota e pesëdhjetë viteve të para të shekullit XX fillon me pesë fuqitë e dala nga Lufta, por në esencë ajo vetëm në periudhën e mëvonshme, të shquar si postkolonialiste, mori konotimet e globalizimi modern.

Kosova, duhet të bëhet e fuqishme, para se të bëhet e madhe

Do thënë po ashtu që gjatë tërë shek. XX në diskursin politik dhe sidomos atë juridik janë kristalizuar disa ide mbi të ardhmen e Evropës dhe përgjithësisht të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i këtyre ideve ishte krijimi i një Evrope të shëndoshë, ku do të mbretërojë paqja dhe prosperiteti.

Evropa e sotme me sintagmën e saj që tashmë të gjithë e kemi mësuar dhe e njohim si Bashkësi Evropiane, gjithsesi është e kohës së re, mirëpo qëllimi ishte i njëjtë – krijimi i një oaze të paqes dhe të sigurisë për të gjithë popujt që jetojnë në këtë hapësirë problematike me konflikte të natyrës etnike. Por, në anën tjetër, sintagma e integrimeve, subrajonale dhe rajonale, për shumicën e studiuesve të këtij procesi konsiston në procesin e reduktimit të rolit të shtetit.

Kjo dukuri e provimit te reduktimit te rolit te shtetit ne kushtet dhe rrethanat e reja te procesit te globalizimit, ashtu siç kemi thënë edhe ne shkrimet e mëhershme mbi proceset globale, më së miri është duke u eksperimentuar ne rastin e Kosovës. Por, për këtë çështje me sa duket nuk janë të vetëdijshëm, as elitat politike e as opinioni publik mbarëkombëtar, i cili për çdo ditë mashtrohet me frazat e stërnjohura për “shtetin e pavarur” për “shtetin sovran”, etj. Gjeneratat e reja nëse duan të kuptojnë se me hyrjen e Kosovës në BE-ane (një ndërtesë tejet e ftohët sociale), kosovarët s’ humbin asgjë edhe për faktin se nuk e fituan (për eç lirisë) as pavarësinë e as sovranitetin me luftën e ndodhur në vitin 1999…. Andaj, Kosova, duhet të bëhet e fuqishme, para se të bëhet e madhe.

Etiketat: e fuqishmeFadil Malokukosova
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Zvicra e dëbon sportistin kosovar, e dënon edhe me burgim

Kosova dhe Serbia kanë mbajtur takime sekrete, thotë gazeta zvicerane

5 muaj më parë
Reuters shkruan për situatën në veri të Kosovës

Reuters shkruan për situatën në veri të Kosovës

6 muaj më parë
Zhduket një person në Vushtrri

“Të mos dënohen punëtorët e seksit”: A duhet të ndryshojë ligji në Kosovë?

6 muaj më parë
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në fushën ushtarake

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në fushën ushtarake

6 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Arkani ishte shndërruar në problem për CIA-n, ja çfarë thotë raporti i vitit 1999 për të

Arkani ishte shndërruar në problem për CIA-n, ja çfarë thotë raporti i vitit 1999 për të

27 Maj, 2023
Joseph: Samiti BE-Ballkani Perëndimor sukses për Putinin

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

27 Maj, 2023
Policia arreston kosovarin e kërkuar nga Interpoli pasi ra në radar

Pamje ekskluzive nga përleshja ku u përfshi pjesëtari i Policisë dhe djali i tij në Gjakovë (VIDEO+18)

27 Maj, 2023

Aksident i rëndë afër kufirit në Merdare, ka të lënduar (FOTO)

27 Maj, 2023
Beograd: Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër dhunës

Beograd: Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër dhunës

27 Maj, 2023

Tjera nga rubrika

Auditori gjen një mori parregullsish në UP

Auditori gjen një mori parregullsish në UP

15:01

Arrestohet burri në Klinë për ngacmim se’ksual

Arrestohet burri në Klinë për ngacmim se’ksual

10:16

Shqelmat e fundit të Vuçiqit në veri, opozita për inati të Albinit nuk e mbështet Kosovën!

Shqelmat e fundit të Vuçiqit në veri, opozita për inati të Albinit nuk e mbështet Kosovën!

18:16

Zhvillohet sot “Defender Europe 2023”, Rama: Ngjarja më e rëndësishme ushtarake e vitit

Zhvillohet sot “Defender Europe 2023”, Rama: Ngjarja më e rëndësishme ushtarake e vitit

07:37

Viola von Cramon pak më “neutrale”, kërkon përmbajtje të të dyja palëve

Viola von Cramon pak më “neutrale”, kërkon përmbajtje të të dyja palëve

19:01

Email: [email protected]
Tel: +38344122012 & +38349890321
Facebook: KosovaPost

Agjencia e Lajmeve Kosova Post është themeluar në vitin 2016 nga një grup gazetarësh. Pas një kohe të shkurtë Kosova Post ka arritur që të jetë në mesin e mediave më të kërkuara në vend. Këtë e dëshmojnë edhë statistikat ditore, javore dhe mujore. Qëllimi i themelimit të Agjencisë së Lajmeve KosovaPost është ofrimi i alternativës në shpërndarjen e informative në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Këtë synim Kosova Post e ka dëshmuar përgjatë kësaj kohe duke qenë një ndër mediat e para në raportimin e lajmeve profesionale dhe të paanshme.

Kategoritë

  • Arsim
  • Art dhe letërsi
  • AUTO/TECH
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Evropa
  • Evropa
  • Fotografia e ditës
  • Kalendari Historik
  • KOMUNË
  • KOSOVË
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • lifestyle
  • Lufta
  • Marketing
  • OP / ED
  • RAJON
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Showbizi
  • SOCIALE
  • Sport
  • Të Fundit
  • TEMA E DITËS
  • tregjet financiare
  • Ukraina
  • VIDEO
  • Zgjedhjet2021

© 2019. Kosova Post. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2019 Kosova Post Të gjitha të drejtat e rezervuara